Sporti

Federata Braziliane po shqyrton organizimin e një ndeshjeje lamtumire për Neymarin

07/29/2026 21:20
nga:Mergim Rreci

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) po shqyrton mundësinë e organizimit të një ndeshjeje lamtumire për Neymarin me fanellën e kombëtares së Brazilit.

Sipas raportimeve, ende nuk është caktuar një datë, pasi sulmuesi brazilian vazhdon të jetë aktiv në futboll. Megjithatë, ideja për t’i organizuar një ndeshje speciale si nderim për kontributin e tij me “Seleçaon” është në diskutim.

Neymar është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Brazilit dhe një nga futbollistët më të suksesshëm që ka veshur fanellën verdhejeshile.

Nëse planet realizohen, ndeshja e lamtumirës do të shërbejë si një vlerësim i veçantë për karrierën e tij të jashtëzakonshme me përfaqësuesen braziliane, kurse prezent do të jenë edhe legjendat e tjera braziliane, si Ronaldo, Carlos, Ronaldinho, Kaka, Cafu.

/GazetaBlic Sport/