Kupa e Botës 2022

Federata Angleze vendos: Kane do ta bartë shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit

11/18/2022 23:47
nga:E K

Kupa e Botës nuk ka filluar, por tashmë ka shumë polemika.

Presidenti i FA angleze, Mark Bullingham, njoftoi në një intervistë për Sky Sports UK se FIFA sipas të gjitha gjasave do të sanksionojë britanikët sepse ata “injorojnë” urdhrin për të mos dërguar mesazhe politike gjatë turneut, përcjell GazetaBlic Sport.

Në të vërtetë, kapiteni Harry Kane do të mbajë shiritin “ylber” në mbështetje të komunitetit LGTBQ+, një gjest i paautorizuar nga FIFA, pavarësisht se disa ekipe kombëtare kanë vendosur ta imitojnë atë në Katar, një vend ku liria e shprehjes, duke përfshirë shprehjen seksuale, është e rëndë e kufizuar, dhe çështja e të drejtave të njeriut shkakton shumë diskutime.

“Ata nuk iu përgjigjën kërkesës sonë për ta mbajtur atë shirit dhe ka mundësi të gjobitemi; në atë rast ne do të paguajmë gjobën”, tha Bullingham.

/GazetaBlic Sport/