Federata Angleze e futbollit ka reaguar pasi disa klube vendosën të largohen nga Superliga Evropiane.
Manchester City ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të largohet, kurse Chelsea pritet ta ndjekë të njëjtën rrugë, përcjell GazetaBlic Sport.
Federata Angleze e ka mirëpritur largimin e skuadrave angleze nga kjo garë.
“Ne i mirëpresim deklaratat që disa nga klubet kanë vendosur që të mos jenë pjesë e planeve të Super Ligës Europiane, e cila ishte “kërcënim” për botën e futbollit.”
“Propozimi për krijimin e ESL ishte një plan që mund të krijonte ndasi mes nesh, por në vend të kësaj ky plan na unifikoi/bashkoi të gjithë ne.”



