Sporti

Fede Valverde dhe David Alaba e përfunduan ndeshjen kundër Arsenalit me probleme muskulare

04/09/2025 08:37
nga:Lorik J

Fede Valverde dhe David Alaba e përfunduan ndeshjen kundër Arsenalit me shqetësime në muskuj, raporton Guillermo Rai i The Athletic.

Alaba dhe Valverde tani janë vendosur t’i nënshtrohen testeve në Madrid për të kuptuar ashpërsinë e dëmtimit. Megjithatë, nuk mendohet se lëndimi është i rëndë.

Të dy lojtarët e nisën ndeshjen kundër Arsenalit si mbrojtëstë krahut, por ata nuk performuan shumë mirë pasi mikpritësit kishin shumë hapësirë nga krahët.

Ndeshja e radhës e Real Madridit është jashtë fushe ndaj Alaves dhe Ancelotti mund të vendosë t’i pushojë të dy lojtarët.

Pas Alaves është ndeshja e dytë kundër Arsenalit në Santiago Bernabeu.

/GazetaBlic Sport