Lajme

“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, disa të rinjë protestojnë te zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë

1 ditë më parë
nga:Sh R

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka filluar protestën te Zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovës, ku nga dje po qëndron ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pranë këtyre zyrave, deri me tani janë mbledhur disa te rinj.

“S`kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liria ka emër”, “Drejtësi”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga të rinjtë e PDK-së.

Në këto zyra, ish-presidenti sot e kanë vizituar familjarët e tij.

Derisa vëllezërit e tij tashmë kanë mbaruar vizite, aty ende është bashkëshortja e tij, Lumnije Thaçi.