Sporti

Distria Krasniqi përballet me një kroate në finalen e madhe të Grand Prix Almada të Portugalisë

01/28/2022 15:44
nga:Mergim Rreci

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë biletën finalen e madhe në Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.

Deri tani, Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez, shkruan GazetaBlic Sport.

Në kategorinë deri në 52 kilogramë, në raundin e tretë, Krasniqi triumfoi ndaj xhudistes nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale xhudistja jonë e mposhti atë portugeze, Diogo Joana. Në finale, Krasniqi do të përballet me xhudisten kroate, Ana Puljiz Viktoria.

/GazetaBlic Sport/