Sporti

Di Maria dëshiron qëndrimin, PSG merr vendim aspak të mirë për argjentinasin

02/09/2022 12:38
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain nuk do të ushtrojë opsionin e tyre për të zgjatur kontratën e Angel Di Marias për një vit shtesë në mënyrë që të krijojë hapësirë për nënshkrime të reja, sipas l’Equipe.

Pretendohet se PSG-ja dëshiron të forcojë mesfushën e saj në verë, me Lucas Paqueta të Lyon-it dhe Paul Pogba të Man Utd-it si dy objektivat kryesore, përcjell GazetaBlic Sport.

Raporti pretendon se Di Maria, 33 vjeç, dëshiron të qëndrojë në Paris edhe për një vit, por vitet e tij të avancuara dhe mungesa e vendosmërisë në muajt e fundit nuk ka gjasa të jenë të mjaftueshme për të bindur klubin të qëndrojë me argjentinasin.

/GazetaBlic Sport/