Lajme

Gashi: Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për Lidhjen Demokratike të Kosovës – Me 10 shkurt ndryshimi do të marrë formë!

01/28/2025 22:10
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, thotë se qytetarët e Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë, kanë vendosur për ndryshim, raporton GazetaBlic.

Gashi thotë se të bashkuar rreth vizionit historik të presidentit Rugova, sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për LDK-në.

Ai thotë se me LDK-në dhe Lumir Abdixhikun si kryeministër, Kosova do të rikthehet në normalitetin që e meriton.

Postimi i plotë:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS NË MAZGIT TË ULËT DHE MAZGIT TË LARTË FUQIA PËR NDRYSHIM

Qytetarët e Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë kanë vendosur për ndryshim!

Në tubimin madhështor të nëndegëve të Mazgitit të Ulët dhe Mazgitit të Lartë, shpirti dhe vizioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës u dëshmuan fuqishëm.
Prezent në këtë tubim të jashtëzakonshëm ishte kryetari i LDK-së, lideri vizionar dhe Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili me përkushtimin dhe programin e tij qeverisës po sjell shpresë dhe besim për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

LDK-ja po rikthehet në vlerat e saj thelbësore!

Të bashkuar rreth vizionit historik të Presidentit tonë të përjetshëm, Dr. Ibrahim Rugova, sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për LDK-në.

KOSOVA ME LDK-në DO TË NDRYSHOJË

Ngrohje qendrore për Obiliqin, për një jetë më të mirë për çdo familje.

Mjedis i pastër dhe zona të gjelbra, për një të ardhme të shëndetshme.

Program qeverisës i zhvillimit dhe shpresës, me në krye një lider të përkushtuar si Dr. Lumir Abdixhiku.

Të dashur qytetarë, më 10 shkurt ndryshimi do të marrë formë!

Me LDK-në dhe Dr. Lumir Abdixhikun si Kryeministër, Kosova do të rikthehet në normalitetin që e meriton.

FALEMINDERIT për pjesëmarrjen tuaj, për energjinë dhe përkrahjen!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Kosovën!

Xhafer Gashi