Lajme

Alban Raci, djali i ish-kryetarit të ndjerë të Klinës, Ismet Raci, kandidat për deputet

12/04/2024 16:42
nga:Sh R

Lidhja Demokratike e Kosovës sot mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku do të finalizohet lista e kandidatëve për deputetë. Në mesin e kandidatëve është edhe Alban Rraci, djali i kryetarit të ndjerë të Klinës, Ismet Rraci, i cili u vra në rrethana ende të pazbardhura në prill të vitit 2001. Emri i Ismet Rracit është ndër më të respektuarit, veçanërisht tek qytetarët e Klinës, por jo vetëm.

Albani, 40-vjeçar, është ekonomist me profesion dhe një afarist mjaft i suksesshëm. Ai është bashkëthemelues i fabrikës së letrës së lagur “Happy” dhe kompanisë së distribuimit “AlmGroup,” e cila renditet ndër eksportuesit më të mëdhenj dhe punëson rreth 140 punëtorë.

Albani gëzon një mbështetje të madhe në mesin e qytetarëve të Klinës, veçanërisht nga strukturat e LDK-së, ku është zgjedhur edhe kryetar i degës.