Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Gramos Agusholli, në një intervistë për GazetaBlic, ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët i janë bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë.
Agusholli thotë se kjo është zgjidhja e tyre, dhe shton se ka vetëm fjalë të mira për ta.
“Dy kolegët e mi me të cilët prej fillimit kam bashkërrugëtu dhe kemi qenë shumë mik të afërt, kanë vendos që rrugëtimin e tyre politik ta vazhdojnë një fillim si një listë dhe pastaj si një parti e re politike me AKR dhe PD e Ferid Aganit, ata e kanë parë të arsyeshme ashtu, mendoj që është zgjidhja e tyre. Unë mund të them vetëm fjalë të mira për ta, sepse kanë qenë prej deputetëve punëtor, me parime dhe integritetet iu dëshiroj vetëm sukses në atë drejtim dhe shpresoj që të shihemi në Kuvend në legjislaturat e ardhshme”, tha ai.
Ndër të tjera, ai tregon se nëse egziston mundësia që ai ti bashkohet kauzës së Rrahmanit dhe Korenicës.
Agusholli tregon se nuk e sheh të arsyeshme që të largohet nga Lëvizja Vetvendosje.
“Kodi Civil ka qenë një prej temave, pastaj kemi pas mospajtime edhe për ligjin për fertilizim për gjendjen civile, po krejt këto janë një numër i vogël në krahasim me ligjet për të cilat jam pajtu me subjektin politik të cilit i takoj, dhe unë për veti nuk e kom pa të arsyeshme që për tri tema që unë kam qenë kundër e për mbi 240 ligjë që janë votu kanë qenë pro, që edhe të largohem nga LVV , ku mendoj se mundemi me gjetë një gjuhë të përbashkët ku siç e thash rreth 98% të ligjeve për diku 2 % të ligjeve që kemi qenë kundër nuk e shoh të arsyeshme të largohem nga subjekti të cilit i takoj”, shtoi Agusholli.