Policia ka bërë të ditur se gjatë muajit nëntor policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5 mijë e 63 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 47 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërkaq, gjatë nëntorit të një viti më prë janë shqiptuar 4 mijë e 811 gjoba për kundërvajtje dhe kjo është një rritje për 5.2 për qind.
“Gjatë muajit nëntor-2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 5063 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr 47 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Kurse gjatë muajit nëntor-2023 janë shqiptuar 4811 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për + 5.2 % më shumë në këtë vit”, thuhet në njoftimin e policisë.