Lajme

Ministri Peci nënshkruan vendimin për subvencionet

01/10/2025 10:51
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për pagesa direkte për vitin 2025-të. Peci ka thënë se dhe këtë vit, do të vazhdojë përkrahja e fuqishme, për fermerët në kategorinë e subvencioneve.

“Mirëmengjesi qytetarë të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkruajta Programin për pagesa direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve”, ka shkruar Peci në Facebook.