Sëmundjet e ndryshme psiqike kanë shërim.
Kështu ka thënë psikiatri, Ferid Agani në emisionin “Ora e Pasditës” në Klan Kosova.
Ai tha se etika e të “çmendurit” është e gabuar nga pacientët, pasi siç u shpreh mjeku, edhe truri ka shërim.
“Arsyeja kryesore është frika nga e panjohura. Truri është ende i panjohur për shkencën, 98 për qind e neuroneve nuk iu dihet ende funksioni i saktë, njerëzit mendojnë se kur ndodh një sëmundje e trurit i frikëson shumë, frika se mos po humb kontrollin, ta fitojë etikën e të çmendurit. Etika e të çmendurit është e gabueshme. Ka shërim edhe truri, ka shumë mundësi për t’u shëruar. Qytetarë nuk janë mjaftueshëm të informuar se sëmundjet më të rënda psiqike shërohen, një sëmundje e trurit që është psiqike por neurologjike siç është demenca, ajo nuk ka zgjidhje. Sëmundjet e rëndomta, psikike, skizofrenia, rregullimi bipolar kanë zgjidhje”, tha Agani.


