Sporti

Çudia e madhe e mbrëmjes, futbollisti i Andorës përjashtohet me karton të kuq pas vetëm 20 sekondave lojë

11/12/2021 22:51
nga:Mergim Rreci

Me një bërryl në drejtim të Kamil Glik, futbollisti i Andorrës, Ricard Fernández u përjashtua nga ndeshja ndaj Polonisë pas vetëm 20 sekondave.

Ai e goditi mbrojtësin polak në kokë dhe kjo u sanksionua nga gjyqtari i ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja ende nuk kishte filluar siç duhet, por kjo ndërhyrje i kushtoi shumë sulmuesit Fernandez.

Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 1 me 4.