Sporti

Çështje e kryer, Douglas Costa merr vendim për të ardhmen e tij

05/14/2021 18:25
nga:Mergim Rreci

Douglas Costa do të vijojë karrierën në Brazil.

30-vjeçari, sezonin e fundit ishte i huazuar tek Bayern Munich nga italianët e Juventusit.

Pas eksperiencave të fundit jo fortë pozitive, Costa mesa duket ka vendosur të rikthehet në Brazil.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresi, akordi mes palëve është arritur, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë në 72 orët e ardhshme.

30-vjeçari ka pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, ku shkëlqeu në fillimet e veta.