Sporti

Çaka zgjidhet referi i vitit, gjyqtari i njohur vjen me një reagim thumbues!

12/22/2021 18:00
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit e Kosovës ka shpallur sot më të mirët e vitit 2021.

Brenda kësaj ceremonie janë shpallur më të mirët e vitit, shkruan GazetaBlic Sport.

Dardan Çaka e ka fituar çmimin e gjyqtarit më të mirë të vitit.

Megjithatë, një reagim interesant erdhi nga gjqytari, Valbon Hoxha, i cili e postoi këtë figurë palaçoje gjatë kësaj ceremonie.

Nuk dihet se a ka lidhje ky postim me çmimin e fituar nga Çaka, por postimi i tij gjatë kohës se kur po zhvillohej kjo ceremoni krijon dyshimet e para.

/GazetaBlic Sport/