Sporti

FC Vushtrria ka marrëveshje me futbollistin e njohur kosovar, në bisedime me një tjetër

01/06/2022 21:27
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Vushtrrisë e ka filluar punën e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Kjo skuadër do të vazhdojë misionin e madh të saj, mision ky që është inkuadrimi në Superligën e Kosovës.

Burime të GazetaBlic Sport tashmë bëjnë të ditur se kjo skuadër ka arritur marrëveshje me futbollistin e njohur kosovar, Dior Zabërgja.

Zabërgja u largua nga skuadra e Arbërisë pas problemeve të mëdha që kishte kjo skuadër dhe tashmë pritet të jetë futbollisti më i ri i skuadrës së Vushtrrisë.

Burime të gazetës tonë bëjnë të ditur se kjo skuadër është në bisedime edhe me futbollistin e njohur, Gentrit Bislimi.

/GazetaBlic Sport/