Sporti

FC Suhareka reagon pas vendimit të Feronikelit 74 për t’u tërhequr nga Superliga e Kosovës

10/31/2024 21:11
nga:E K

Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është tërhequr nga garat shkaku i shumë parregullsive në referim gjatë 11-javëve të zhvilluara.

Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Drenasi ka plasur “bombën” dhe tashmë është tërhequr zyrtarisht nga garat, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi kosovar, FC Suhareka ka reaguar pas njoftimit për tërheqje nga gara të Feronikelit ’74.

Ja postimi i plotë:

Me keqardhje të thellë kemi marrë lajmin për tërheqjen e FC Feronikeli 74 nga garat e Superligës së Kosovës. Si ish-kampion i Kosovës dhe klub me histori të pasur , ky vendim përbën një humbje të madhe për futbollin tonë, veçanërisht për komunitetin e Drenasit.
Ne, si klub i ri në këtë ligë, e kuptojmë rëndësinë dhe sfidat e menaxhimit të një klubi futbolli. Shpresojmë që arsyet që kanë çuar në këtë vendim të trajtohen me kujdes, në mënyrë që situata të mos ndikojë negativisht te klubet e tjera dhe te zhvillimi i sportit në vend. Është thelbësore që të gjithë ne, si komunitet sportiv, të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të siguruar një të ardhme të ndritur për futbollin tonë.
Suharekë, 31/10/2024