Sporti

FC Suhareka në bisedime të avancuara me trajnerin Shpëtim Duro

05/25/2024 17:27
nga:Mergim Rreci

FC Suhareka do të jetë edicionin e ardhshëm pjesë e Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Theranda arriti të sigurojë inkuadrimin në nivelin elitar të futbollit kosovar, duke shkëlqyer me paraqitjet në Ligën e Parë.

Gjatë ditës së sotme është mësuar që klubi nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaçi, me të cilin edhe arriti këtë sukses.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se trajner i ri i kësaj skuadre mund të jetë Shpëtim Duro, me trajnerin nga Shqipëria që është në bisedime të avancuara me skuadrën kosovare.

Ai ka fituar titullin kampion në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, kurse ka drejtuar një numër të madh të skuadrave shqiptare.

Më herët, Duro udhëhoqi skuadrën e Dritës në Kosovë.

/GazetaBlic Sport/