Suhareka po vazhdon punën e madhe në merkato.
Pas disa afrimeve të fundit, skuadra nga Liga e Parë tashmë ka bërë edhe një lëvizje të fundit.
GazetaBlic Sport mëson se Fitim Susuri është huazuar nga skuadra e Prishtinës, atje ku edicionin e ardhshëm do të luajë nën urdhërat e trajnerit Begolli.
Susuri është huazuar për 1 vit tek Suhareka, me palët që kërkojnë suksesin e përbashkët, respektivisht ngjitjen në Superligë.

/GazetaBlic Sport/


