Sporti

FC Prishtina zbarkon në Turqi, nis misioni “Antalia”

01/18/2022 14:16
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka zbarkuar në Turqi – ku do të kryejë fazën përgatitore.

FC Prishtina ka filluar stërvitjet nën udhëheqjen e trajnerit të tyre, Abdulah Ibrakoviq, shkruan GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e Prishtinës për stërvitjet e tyre në Antalia:

“FC Prishtina ka arritur në Antalia të Turqisë teksa mëngjesin e sotëm është akomoduar në hotelin Titanic në Lara.
Ekspedita e skuadrës “bardhekalër” ditën e sotme e ka kryer edhe stërvitjen e parë nën drejtimin e stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Abdulah Ibrakoviq.
Si fillim futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit derisa pasdite janë planifikuar stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.
Gjendja e të gjithë futbollistëve është e mirë”, njofton klubi.

/GazetaBlic Sport