Sporti

FC Prishtina sonte udhëton në Antalia, këto janë ndeshjet që do t’i zhvillojë atje

01/17/2022 11:07
nga:L J

Skuadra e Prishtinës sonte udhëton për në Antalia të Turqisë për të vazhduar fazën përgatitore para se të fillojë sezoni pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i Prishtinës ka stërvitur për 10 ditë në Prishtinë – ndërsa tani do të udhëtojnë në Turqi, ku do të qëndrojnë dy javë.

Klubi i Ibrakovic do të qëndrojë dy javë në Antalia, ku do të përgatitet sa më mirë që të jetë e mundur para ndeshjeve që i presin në pjesën e mbetur të kampionatit.

Në qëndrimin e tyre në Antalia, FC Prishtina do të zhvillojë pesë ndeshje miqësore me skuadra nga Ukraina, Austria, Kazakistani, Rusia e Polonia.

GazetaBlic Sport ka mësuar disa nga kundërshtarët e kampionëve aktual në miqësoret e Turqisë.

FC Atyrau (Kazakistan), FC Alania Vladikavkaz (Kazakistan), Gornik Leczna (Poloni), FC Kapfenberger (Austri) janë katër kundërshtarët me të cilët kryeqytetasit do të përballen në qëndrimin e tyre në Turqi për fazën përgatitore.

Skuadra e Prishtinës do të kthehet në Kosovë me 2 shkurt.

/GazetaBlic Sport