Sporti

FC Prishtina shumë serioze për ligën U-21, pas një jave fillojnë përgatitjet

07/05/2023 09:54
nga:L J

Liga U-21 do të jetë risia e këtij viti në futbollin vendor.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se nga 12 gushti i këtij viti do të fillojë Liga U21 në futbollin vendor.

Ky lajm është mirëpritur mjaft shumë nga klubi i FC Prishtinës, ku veç kanë filluar të bëhen gati.

Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, ekipi kryeqytetas ka shumë interesim për këtë garë, teksa kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Klubi do të fillojë përgatitjet me ekipin U-21 pas një jave, pra me 12 korrik.

/GazetaBlic Sport