FC Prishtina është mjaft aktive në merkaton e verës në futbollin kosovar.
Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me treshen e Llapit, Valmir Veliu, Lum Namani dhe Blendi Baftiu.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, kryeqytetasit kanë arritur edhe një transferim nga Shqipëria. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës, Alikeu Ndreca.
24 vjeçari ka ardhur në Prishtinë dhe veçse ka filluar stërvitjet me ekipin e Arsim Thaqit.
/GazetaBlic Sport


