Sporti

FC Prishtina në ‘pole position’ për transferimin e Ardian Limanit

01/04/2024 14:12
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës po kërkon me ngulm të përforcojë vijën defansive në merkaton e janarit.

Mbrojtësi, Ardian Limani u largua zyrtarisht nga ekipi i Shkëndijës gjatë ditës së djeshme, pavarësisht se u transferua tek ekipi tetovar para 6 muajsh.

Për shërbimet e tij janë interesuar Prishtina dhe Ballkani, megjithatë GazetaBlic Sport merr vesh se klubi nga kryeqyteti është në ‘pole position’ momentalisht për transferimin e futbollistit me shumë përvojë në elitën e futbollit vendor.

Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se ku do zyrtarizohet mbrojtësi 30 vjeçar.

/GazetaBlic Sport