Sporti

FC Prishtina i numëron dëmet e pësuara nga i njëjti gjyqtar, Valon Bajgora

03/09/2024 19:36
nga:E K

Prishtina pësoi humbje sot në udhëtim ndaj Dritës, në kuadër të javës së 24-t në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në Gjilan përfundoi me rezultatin 1:0. Por, kjo përballje shkaktoi polemika.

Prishtina pretendon se është dëmtuar nga gjyqtari, Valon Bajgora, për mos-akordimin e një penalltie në favor të tyre.

Prishtinasit, tani përmes faqes zyrtare të klubit, kanë listuar rastet edhe nga e kaluara, në të cilat pretendojnë se janë demtuar gjithashtu, pasi edhe në ato ndeshje gjyqtar ka qenë, Valon Bajgora.

Klubi kryeqytetas gjithashtu shtroi pyetjen se “si gjyqtari në fjalë me kaq shpejtësi katapultoi në Superligë dhe se nga e ka vetëbesimin për të dëmtuar ata”.

Reagimi i plotë nga FC Prishtina:

“Gjyqtari nga Prishtina, 𝐕𝐚𝐥𝐨𝐧 𝐁𝐚𝐣𝐠𝐨𝐫𝐚, nuk është më rastësi!

1) Java 13, Prishtina – Llapi (2:2): nuk ia kemi publikuar pamjet, duke e kursyer si gjyqtar të ri,

2) Java 18, Ballkani – Prishtina (0:0): nuk ia kemi publikuar emrin, duke menduar se është i ri dhe do të reflektoj,

3) Java 24, Drita – Prishtina (1:0), zonja dhe zotëri, gjyqtari, sot në VAR, 𝐕𝐀𝐋𝐎𝐍 𝐁𝐀𝐉𝐆𝐎𝐑𝐀 nga Prishtina, sërish në qendër të vëmendjes!

Shtrohet pyetja, se si ky gjyqtar anonim me shpejtësi katapultoi në Superligë dhe nga këtë vetëbesim tre herë brenda sezonit të na dëmtoj?!”.