Sporti

FC Prishtina huazon Diar Halilin te skuadra shqiptare

01/09/2026 21:58
nga:Y I

Klubi bardhëkaltër Prishtina e ka huazuar qendërmbrojtësin Diar Halili te skuadra shqiptare, KF Tirana.

Halili është huazuar për gjashtë muajt e mbetur mirëpo nuk dihet nëse do të ketë ndonjë opsion blerje.

“Futbollisti ynë, Diar Halili, do ta vazhdojë pjesën pranverore të sezonit 2025/26 te KF Tirana, pas arritjes së marrëveshjes për huazimin e tij.

Qendërmbrojtësi ynë kalon te ekipi bardh e blu, ku pritet të jetë një forcë shtesë për skuadrën kryeqytetase në misionin e këndelljes në pjesën e dytë të sezonit”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e skuadrës kosovare.

Halili nuk ka pasur shumë minutazhë te Prishtina, ku këtë edicion ka zhvilluar vetëm edhe një ndeshje. Përndryshe, ai ka kontratë deri në vitin 2027.