Sporti

FC Prishtina e nis fuqishëm në merkato: Transferon Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin

06/13/2023 18:58
nga:L J

Skuadra e Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve në këtë merkato.

Para pak minutash, FC Prishtina ka njoftuar se ka arritur transferimin e Albin Krasniqit dhe Drilon Islamit, shkruan GazetaBic Sport.

Me anë të një fotografie të postuar nga klubi, FC Prishtina e konfirmoi se ka arritur transferimin e dyshes së Ferizajt.

Islami dhe Krasniqi tashmë nga edicioni i ardhshëm do të luajnë tek Prishtina.

/GazetaBlic Sport