Sporti

FC Prishtina do të vazhdojë garat në UEFA Conference League, ja kundërshtarët e mundshëm

07/13/2021 22:12
nga:L J

FC Prishtina është eliminuar nga fazat e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ekipi kampion i Hungarisë, Ferencvaros ka fituar edhe takimin e dytë ndaj FC Prishtinës me rezultatin 1-3, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina tani do të vazhdojë garën në raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League.

Në ndeshjen e fazës së dytë të kualifikimeve të UEFA Conference League, FC Prishtina do të luajë me humbësin e takimit Connah’s Quay Nomads (WAL) / Alashkert (ARM).

Connah’s Quay Nomads dhe Alashkert do të takohen nesër nga ora 17:00.

/GazetaBlic Sport