Sporti

FC Prishtina dënon fuqishëm shkaktarët e përleshjes mes Plisave dhe Xhebrailave

09/05/2022 17:52
nga:L J

Prishtina pësoi humbje nga Ballkani në ndeshjen e xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar, me rezultat 0-1.

Mijëra tifozë ishin të pranishëm të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta përcjellë derbin e javës.

Pak minuta para fillimit të takimit, “Plisat” sulmuan “Xhebrailat”, ku disa prej tyre pësuan lëndime, e pati edhe therje.

Klubi më i trofeshëm i futbollit në vend është distancuar dhe ka dënuar fuqishëm veprimin e personave të përfshirë në përleshje.

Prishtina nëpërmjet faqes zyrtare ka falënderuar tifozët e tyre, duke shkruar se ata dëshmuan dashurinë për klubin.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

???????????? “?????”, ???????????? ?????????̈!??

FC Prishtina e zhvilloi të dielën ndeshjen e parë për edicionin 2022/23 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Organizimi dhe entuziazmi për ndeshjen ndaj Ballkanit ishte i madh nga tifozët tonë “Plisat” dhe qytetarët e Prishtinës, të cilët edhe një herë e dëshmuan dashurinë e tyre për klubin më të madh në vend duke u tubuar masovikisht në stadium, ku biletat ishin shitur shumë orë para ndeshjes.

Përkundër shiut të rrëmbyeshëm që nuk pushoi para, gjatë dhe pas ndeshjes, tifozët nuk u ndalën së përkrahuri ekipin e zemrës nga tribunat gjatë gjithë ndeshjes për çka klubi i falënderon duke shpresuar e besuar se rezultatet pozitive nuk do të mungojnë gjatë kampionatit.

Gjithashtu, FC Prishtina i falënderon me përulje edhe legjendat e klubit, futbollistët e gjeneratës së artë dhe ata që kanë kontribuuar në vitet e pasluftës e që gjetën kohë të vijnë në stadium për t’i dhënë zemër skuadrës nga afër.

FC Prishtina i dënon fuqishëm ata që shkaktuan përleshje mes tifozervie para fillimit të ndeshjes duke u distancuar nga personat e pandërgjegjshëm e të cilët vetëm futbollit dhe klubeve tona nuk ia duan të mirën.

Mirupafshim në sfidat e radhës, “’lufta jonë, jo kurrë nuk ndalet…