Sot, FC Prishtina 01 u prit nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili uroi klubin kosovar për sukseset e jashtëzakonshme, si në arenën vendore, ashtu edhe ndërkombëtare.
Ai vlerësoi arritjen madhore, duke qenë në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës në futsall, dhe na motivoi për të vazhduar të përfaqësojmë Kosovën me krenari.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i klubit, Bledion Bryma, drejtori sportiv, Oso Gjinovci, trajneri Haki Ahmeti me stafin e tij, si dhe lojtarët – faktorët kryesorë për sukseset e arritura dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të ekipit.
/GazetaBlic Sport


