Mund të konsiderohet padyshim si legjendë e futbollit vendor, shkak i paraqitjeve fantastike në fushë dhe kontributit të tij ndër vite. Robert Gjeraj, mbrojtësi i njohur kosovar ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.
Për këtë ka reaguar edhe klubi i Lirisë – që e ka lartësuar karrierën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
FC Liria shkruan se Gjeraj nuk krahasohet, teksa emri i tij od të shkruhet me shkronja të arta në historinë e klubit.
Ja postimi i FC Lirisë (pa ndërhyrje):
“Faliminderit Robi !
Njëri nga futbollistët më të mirë, që pati Kosova në 20-të vitet e fundit, Robert Gjeraj, i ka dhënë lamtumirën lojës aktive.
Ai, kudo që luajti në klubet e ndryshme dha maksimumin, duke mos kursyer jo rrallë as pjesë të trupit, siq qe dhe ndeshja e barazhit.
“I shkathët, i dashur për bashkëlojtarët e mbi të gjitha sportist shembull.Kapiten me plotë kuptimin e fjalës.
Nuk ka se si, e përshkruan ndryshe personalitetin e tij.Thjeshtë i pa krahasueshëm.
Model se si duhet ndjekur rrugën e suksesit, për brezat e rinjë”, ka thënë me nostalgji kryetari i klubit, Qemal Krasniqi.
Vetë Gjeraj pohon se shumë të vështirë e ka ndarjen.
” Ndjehem i përmbushur pasi me Lirinë, arritëm të kthehemi në Superligë”, tha ai mes lotësh.
Ndryshe, kapiteni Gjeraj do të vazhdoj me Lirinë, por me zejen e trenerit.
Liria, pret shumë që në detyrë e re të ketë shumë suksese, duke ditur përvojën e madhe.
Emri i tij, do të shkruhet me shkronja të arta, në historinë e klubit”, shkruhet në postimin e FC Liria.
/GazetaBlic Sport


