Skuadra e Superligës së Kosovës, Feronikeli ’74 është tërhequr nga garat shkaku i shumë parregullsive në referim gjatë 11-javëve të zhvilluara.
Përmes rrjeteve sociale, klubi nga Drenasi ka plasur “bombën” dhe tashmë është tërhekur zyrtarisht nga garat.
“Të nderuar futbolldashës, tifozë “Tigrat e Zi”, simpatizantë, lojtarë, trajnerë, donatorë dhe qytetarë të Drenasit, me keqardhje ju informojmë se FC Feronikeli 74 ka vendosur të mos vazhdojë më garat në këto rrethana ku, sipas nesh, referët po përcaktojnë rezultatin e ndeshjeve dhe jo loja në fushë”, shkruhet në një pjesë të vendimitVendimi i plotë: