Skuadra e Dritës sonte takohet me Inter Turkun në ndeshjen e kthimit të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Drita dhe Inter Turku takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 1:0 në favor të Inter Turkut, teksa sot “Intelektualët” tentojnë rikthimin dhe kalimin tutje.
Skuadra e Dritës është e kompletuar për këtë duel, teksa vetëm mbrojtësi Ilir Blakçori mungon si i suspenduar nga ndeshja e parë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet mbështetje e madhe nga tifozët gjilanas.
/GazetaBlic Sport


