Klubi nga Gjilani,Drita ka marr pjesë në samitin virtual të “TransferRoom” ku prezent ishin zyrtarë të 400 klubeve evropiane. Dritën në këtë ngjarje e përfaqësoi menaxheri i klubit, Jetmir Salihu.
Samiti në fjalë, shërben për shkëmbimin e përvojave dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me klube të ndryshme njofton faqja e klubit të Dritës
Kjo platformë ndihmon për të promovuar e ofruar lojtarë në treg dhe sigurisht pjesëmarrje të tilla janë të mirëseardhura për klubin tonë.
FC Drita ishte i vetmi klub pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.


