Sporti

FC Drita, kampion i Superligës së Kosovës në sezonin 2024/25

05/04/2025 16:59
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka fituar minimalisht ndaj Llapit me rezultatin 1-0, për t’u bërë edhe zyrtarisht kampion në sezonin 2024/25 në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Zulfiji në minutën e 81’të të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka grumbulluar 69 pikë pas 32 xhirove, duke siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

Titulli i kampionit kthehet në Gjilan pas 5 vitesh mungesë, e për këtë merita të mëdha ka trajneri, Zekrija Ramadani.

Në anën tjetër, Llapi mbetet në vendin e tetë, në zonën e barazhit.

/GazetaBlic Sport