Sporti

FC Drita: Jemi ata që shkruajmë histori

07/23/2021 08:28
nga:E K

Drita nuk “thyhet” dot nga Feyenoordi dhe merr një barazim me shumë vlerë ndaj gjigantit holandez.

Intelektualët” zhvilluan një ndeshje fantastike ndaj skuadrës së madhe holandeze, duke luajtur pa gola 0 me 0.

Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi dhe që u karakterizua me lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat.

Pas këtij rezultati shumë pozitiv ka reaguar edhe skuadra e Dritës nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Ndër të tjera brenda këtij postimi thuhet se jemi ata që shkruajmë histori.

Postimi i plotë

“Feyenoord nuk kalon, INTELEKTUALËT dhezin DRITËN!
Jemi ne ata të cilët shkruajmë histori të parët. Feyenoord nuk arrit të na mposht, dhe e gjithë kjo histori ju takon djemve bardh e kaltër!
Kemi edhe 90 minuta për të luftuar e besuar!!!
Forca DRITA.