Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës, në kuadër të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Drita ka fituar duelin e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’, një javë më parë, me rezultat 1-0, megjithatë, gjithçka mbetet e hapur për sfidën që do të zhvillohet sonte në Luksemburg.
Skuadra nga Kosova, e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, do të kërkojë rezultat pozitiv për të kaluar më tej në raundin e dytë dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.
Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare të këtij takimi:

/GazetaBlic Sport/


