Sporti

FC Ballkani sonte luan ndaj Slavia Prahës – klubi kosovar synon rezultat pozitiv

09/15/2022 08:58
nga:E K

Ballkani sot vazhdon aventurën evropiane në “Conference League”.

Kampioni në fuqi i Kosovës, do të përballet sot me Slavia Prague në ndeshjen e dytë të grupit G të “Conference League“, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë Ballkani e nisi me barazim në shtëpi në stadiumin “Fadil Vokrri” aty ku ndeshja ndaj CFR Cluj u mbyllë me rezultat 1-1.

Takimi i sotëm zhvillohet me fillim nga ora 18:45, kurse Ballkani do të udhëtojë në Prague ku do i pret rivali i tyre në stadiumin “Fortuna Arena”.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja gjatë konferencës për shtyp për ndeshjen e sotme e cilësoi kundërshtarin e tij si favorit, por potencoi se skuadra e Ballkanit nuk do të dorëzohet në fushë.

/GazetaBlic Sport/