Sporti

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

05/21/2025 17:59
nga:Mergim Rreci

Pas fitores 2-3 ndaj Prishtinës, skuadra e Ballkanit të Suharekës e ka siguruar titullin kampion në Bon Voyage Superligën e Kosovës deri në 21 vjet.

Pavarësisht se kampionët tashmë të rinj avancuan 3-0, ky ballafaqim u mbyll me dramë.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan, duke arritur ta ngushtojnë rezultatin në 3-2.

Me 60 pikë të grumbulluara dhe një ndeshje më pak të zhvilluar, “Xhebrailat” kurorëzohen me titullin e më të mirit në kampionatin U-21, nëntë më shumë se Drita e vendit të dytë.