Skuadra e Ballkanit ka prezantuar fanellat e reja para ndeshjes me Ludogoretsit.
Ballkani dhe Ludogoretsi takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të fazës së parë të kualifikueseve për Champions League. shkruan GazetaBlic Sport.
Ekipi nga Suhareka ka prezantuar fanellat e reja para këtij dueli.
Ja postimi i FC Ballkanit:
“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat edicionit të ri, 2023/24.
Ky është modeli për ndeshjet vendas të kampionëve tanë.
Që sonte, me to futbollistët do të paraqiten në “Fadil Vokrri”, në duelin kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndaj Ludogorets.
Na priftë e mbara”, shkruhet në postim.
/GazetaBlic Sport


