Sporti

FC Ballkani para ndeshjes me Ludogorets: Futbollistët tanë janë gati për të dhënë gjithçka nga vetja

07/16/2023 13:34
nga:Lorik J

Skuadra e FC Ballkanit do të luajë pas tri ditësh ndaj Ludogorets në ndeshjen e kthimit të kualifikueseve për Champions League.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të ekipit kosovar, teksa pas tri ditësh luhet në Bullgari, shkruan GazetaBlic Sport.

Në faqen zyrtare, FC Ballkani shkruan se futbollistët e tyre janë gati të japin gjithçka nga vetja për takimin e 19 korrikut.

Ja postimi i tyre:

“Kanë mbetur edhe 3 ditë deri te kapitulli i dytë i përballjes me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets. Futbollistët tanë janë gati për të dhënë gjithçka nga vetja, drejt arritjes së objektivit, ashtu siç kanë bërë të martën e 11 korrikut”, shkruhet në postimin e tyre.

/GazetaBlic Sport