Sporti

FC Ballkani niset për në Andorrë: Të motivuar për ta filluar pozitivisht kampanjën në Ligën e Kampionëve

07/07/2024 16:37
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit të martën luan ndeshjen e parë kualifikuese të Champions League ndaj Santa Colomas.

Kampionët e Kosovës sonte janë nisur në Andorrë – atje ku edhe do zhvillohet takimi i parë i fazës së parë kualifikuese të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Ballkanit:

“Të dashur tifozë dhe gjithë ju dashamirë të FC Ballkanit,
Ndeshja me Santa Coloman është afruar dhe ne jemi gati për të udhëtuar në Andorrë, atje ku të martën zhvillojmë duelin e parë.
Të motivuar si gjithmonë, shkojmë për ta filluar kampanjën në Ligën e Kampionëve dhe për të kërkuar sukseset e radhës!

Na priftë e mbara”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport