Skuadra e Ballkanit ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme me ekipin bullgar, Ludogorets.
Ballkani dhe Ludogorets takohen nesër nga ora 20:45, në kuadër të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
FC Ballkani ka publikuar fotografi dhe ka njoftuar se ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së fundit.
Ja postimi:
“Tifozë të dashur,
Skuadra e ka përfunduar stërvitjen e fundit, para duelit të nesërm kualifikues për Ligën e Kampionëve, ndaj rivalëve tanë bullgar, Ludogorets.
Ekipi është gati për ndeshjen e nesërme, ku e presim përkrahjen e secilit prej jush, pasi gjithmonë bashkë jemi më të fortë.
Na priftë e mbara”, shkruan FC Ballkani.
/GazetaBlic Sport


