Sporti

FC Ballkani ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Viktoria Plzen

09/21/2023 14:15
nga:Mergim Rreci

FC Ballkani e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit të ri në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar dje drejt Çekisë, atje ku do të përballet me Viktoria Plzen, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja luhet me fillim nga ora 21:00, atje ku kërkohet një rezultat sa më pozitiv nga të drejtuarit e Ilir Dajës.

“Portokallezinjtë” do të kenë përkrahje edhe në tribuna nga një numër i tifozëve.

Për këta të fundit klubi suharekas ka dalë me një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare.

“Për t’u orientuar drejt stadiumit ku do të zhvillohet sonte ndeshja Viktoria Plzen – Ballkani, po ua paraqesim përmes hartës se si të arriihet deri aty, derisa me të kuqe e keni të ditur edhe pjesën se ku do të jenë të vendosur tifozëria jonë” – njoftoi Ballkani duke publikuar edhe disa fotografi të hartave afër stadiumit.