Sporti

FBK merr vendimin për ndeshjen Peja – Ponte, kjo skuadër kalon në finale

05/05/2021 11:25
nga:L J

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për ndeshjen KB Ponte Prizrenit – KB Peja.

Ndeshja gjysmëfinale e “Play Offit” mes Pontes dhe Pejës u ndërpre, shkaku i dhunës së ushtruar, shkruan GazetaBlic Sport.

FBK ka vendosur që Peja të kalojë në finale me rezultatin 00-20 në tavolinë.

Ja vendimi:

“Jemi në finale por jo në mënyren se si dëshiruam
Rezultati final:
KB Ponte 00 – 20 KB Peja
Jemi të detyruar të ju kërkojmë falje dashamirësve të basketbollit që nuk patëm mundësi të ju dhurojmë spektaklin e pritur.
–
Dënimet e FBK-së drejt KB Peja:
13.Konform Nenit 49.11 të Propozicioneve të Garave, KB Peja dënohet me 600 euro.
Brandon Walters (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Aj Walton (KB Peja) Konform Nenit 50.6 të Propozicioneve të Garave dënohet me 400 euro dhe 2 ndeshje mos paraqitje për KB Peja.
Dardan Berisha (KB Peja) Konform Nenit 50.1 të Propozicioneve të Garave dënohet me 100 euro”, shkruan klubi i Pejës.

/GazetaBlic Sport