Sporti

Begolli me fjalë të mëdha për trajnerin Daja, komenton ndeshjen e nesërme me FC Astana

10/25/2023 18:17
nga:Mergim Rreci

Trajneri kosovar, Granit Begolli ka analizuar ndeshjen e nesërme mes Ballkanit dhe Astana.

Të enjten, kampionët në fuqi të Kosovës do të presin Astanan në “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:45.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, Begolli tha se kjo ndeshje është e lehtë në krahasim me dy ndeshjet e tjera të grupit, por që kundërshtari nuk duhet të nënvlerësohet.

Ai shtoi poashtu se trajneri Daja është njëri nga më meritorët për sukseset e arritura deri më tash.

Ja intervista e plotë: