Sporti

Fazliu e bronztë në Evropian

11/04/2023 16:28
nga:E K

Laura Fazliu ka arritur ta fitoj medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos.

Xhudistja kosovare fitoi në repesazh pasi mposhti portugezen, Barbara Timo.

Laura, e cilia po garon në kategorinë deri në 63 kilogram raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytin mposhti xhudisten nga Ukraina, Hrebenozhko Yuliia.

Ajo arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi mposhti në çerekfinale legjendën franceze, Clarise Agbegnenou.

Por u mposht nga sllovenja Andrea Leshki, e cila realizoi Ippon.

Sot garuan edhe Akil Gjakova, i cili po ashtu po lufton për të bronztën, si dhe Loriana Kukua, por kjo e fundit është eliminuar në raundin e tretë.

Kujtojmë që dje në këtë kompeticion me medalje u stolisën, Distria Krasniqi, e cila zuri vendin e dytë dhe Nora Gjakova që u rendit e treta.

Evropiani është duke u zhvilluar në Montpellier të Francës.