Sporti

Fazliji: Ishim të pafat, nuk po i konkretizojmë rastet

10/13/2021 00:53
nga:Gazeta Blic

Mbrojtësi i Kosovës, Betim Fazliji, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk arrijnë t’i konkretizojnë rastet e shumta që i krijojnë.

Dardanët pësuan në “Fadil Vokrri” nga Gjeorgjia, përkundër se e dominuan ndeshjen dhe treguan më shumë nga loja.

Futbollisti i St. Gallenit e ka pranuar faktin se Kosovës i mungon efikasiteti para portës duke shtuar se në sfidën në Prishtinë ishin të pafat.

“Nuk po jemi shumë efektiv para porte, pasi jemi duke krijuar shanse, por nuk po i konkretizojmë dhe ishim të pafat sot (e martë).

“Nuk po arrijmë të bëjmë ende pasimin e fundit, por shpresoj që tani do të arrijmë të përmirësohemi”, ka thënë 22-vjeçari.