Sporti

Fazliji flet për mediat zvicerane: Kosovën dhe Zvicrën i dua njëjtë

09/06/2023 23:09
nga:G C

Betim Fazliji është kthyer në vendlindje te FC St. Gallen, pas një aventure te St Pauli në Bundesliga 2. Mbrojtësi që është i lindur në Zvicër, është ftuar nga Kosova për ndeshjet e shtatorit.

Ai ka folur për televizionin zviceran ‘SRF.SRF’, ku fillimisht është ndalur te periudha e kaluar te St Pauli.

“Isha larg shtëpisë për herë të parë, më mungonin familja dhe miqtë”, shpjegon Fazliji ndërprerjen e aventurës së tij në Gjermani.

Në vitin 2020 ai, Fazliji i lindur në Luginë të Preshevës, u largua nga e Zvicra U20, duke u bashkuar me Kosovën dhe që atëherë ai ka 20 paraqitje.

“Pse zgjodhi Kosovën? Fazliji thotë së ishte vendim i kategorisë “koka para zemrën”. Fazliji donte shumë të luante në një kombëtare, por konkurrenca për pozicionin e tij ishte te Zvicra kishte plot emra të famshëm: “Mjafton të shikoni emrat. Xhaka, Zakaria, Freuler: Ata janë të gjithë lojtarë të klasit botëror”.

Ai nuk është penduar për marrjen e këtij vendim dhe thotë se e dua Kosovën dhe Zvicrën njëlloj.

“Unë e dua Kosovën dhe Zvicrën njëlloj. Dhe u zhgënjeva kur lexova në mediat zvicerane se ishte një vendim kundër Zvicrës”, deklaroi Fazliji.

Një zviceran ishte një nga faktorët vendimtarë, përzgjedhësi i atëhershëm i Kosovës, Bernard Challandes.

“Do të jetë një ndeshje emocionale për shumë lojtarë. Në të dy përfaqësueset ka lojtarë që kanë rrënjë në vendin tjetër. Do të jetë ‘ndeshje miqësore’, por edhe ndeshje për pikë të rëndësishme”, deklaroi Fazliji.

Kosova ka nisur zbehtë kampanjën kualifikuese dhe Fazliji e di këtë, ndërsa përmend gabimin ndaj Andorrës.

“Kur e shikoj në aspektin individual lojtarët e ekipit tonë, nuk mund të kuptoj se si kemi barazuar me Andorrën dhe kemi humbur nga Bjellorusia. Mendoj se kualiteti është që të luhet për pozitat e para në grup”.